Home / Sport / Shifrat e “çmendura”, 20 lojtarët më të paguar në Angli

Shifrat e “çmendura”, 20 lojtarët më të paguar në Angli

Pavarësisht se bëri një lëvizje në moshën 32-vjeçare dhe la një klub që luan Champions League për një tjetër që siguroi me shumë vështirësi pjesëmarrjen në Europa League, Willian tani i është bashkuar klubit të futbollistëve më të paguar të Premier League-s.

Me zbulimin e detajeve të kontratës, kuptohet qartë se braziliani ka siguruar një pagë të lartë tek Arsenali, arsye që e shtyu të mos rinovonte me blutë e Londrës.

Plot 220 000 stërlina në javë, pagë që e përfshin Willianin mes 10 më të paguarve të Premier Leagues, edhe pse për nga mosha është ndër më të vjetrit.

Por cilët janë lojtarët që “u vlen” më shumë lëkura në Ishull?

Më i paguari, për çudinë e të gjithëve, edhe portieri i Manchester United, David De Gea, me plot 375 000 stërlina në javë.

Dhe kur kujton gafat që ka bërë në ndeshjet e fundit të sezonit, e kupton se sa mund të jenë penduar “Djajtë e Kuq” që ia rinovuan kontratën një vit më parë me shifra të tilla.

De Bruyne i Manchester City-t është i dyti me 350 000 stërlina në javë, ndërsa i treti, me të njëjtën pagë sa mesfushori i Citizens, një lojtar që ka dhënë kontribut minimal, ose më saktë është bërë një barrë e rëndë për financat e Arsenalit: Mesut Ozil.

Në 10 vendet e para, janë 6 lojtarë që luajnë në Manchester, 3 me United dhe 3 me City-n. Mes 10 më të paguarve, më konkretisht në vendin e 6-të, është blerja “e rëndë” e Chelsea-t, Timo werner, që do të përfitojë 270 000 stërlina në javë.

20 futbollistët më të paguar në Premier League

1 – David De Gea (Manchester United) – £375,000

2 – Kevin De Bruyne (Manchester City) – £350,000

2 – Mesut Ozil (Arsenal) – £350,000

4 – Paul Pogba (Manchester United) – £300,000

4 – Raheem Sterling (Manchester City) – £300,000

6 – Timo Werner (Chelsea) – £270,000

7 – Anthony Martial (Manchester United) – £250,000

8 – Sergio Aguero (Manchester City) – £240,000

9 – Willian (Arsenal) – £220,000

10- Harry Kane (Tottenham) – £200,000

11- Mohamed Salah (Liverpool) – £200,000

12- Sadio Mane (Liverpool) – £200,000

13-Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) – £200,000

14-Roberto Firmino (Liverpool) – £180,000

15-Alexandre Lacazette (Arsenal) – £180,000

16-Virgil van Dijk (Liverpool) – £170,000

17-Harry Maguire (Manchester United) – £170,000

18-Tanguy Ndombele (Tottenham) – £160,000

19-N’Golo Kante (Chelsea) – £150,000

20-Bernardo Silva (Manchester City) – £150,000

Check Also

50 milion euro për Moratën, Atl Madrid i kthen përgjigje Juventusit

50 milionë euro. Kjo është shuma që Juventusi i ka ofruar Atletico Madridit për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + six =