Home / Aktualitet / Shifra tragjike nga Covid-19 në vendin tonë: Qindra raste të reja dhe shumë viktima në 24 orë

Shifra tragjike nga Covid-19 në vendin tonë: Qindra raste të reja dhe shumë viktima në 24 orë

Shqipëria ka regjistruar një tjetër bilanc tronditës të viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 20 persona kanë humbur jetën, një më pak krahasur me dje. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve, me 7 viktima, e ndjekur nga Durrësi me 4 viktima.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

Edhe numri i infeksioneve vijon të mbetet i lartë. Autoritetet njoftuan se nga 3689 testime të kryera 24 orët e fundit e kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.”, njofton ministria.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 1,756 viktima. Sipas të dhënave zyrtare, kemi 35,466 raste aktive me covid, ku Tirana mban shifrat më të larta.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + eleven =