Home / Aktualitet / Shifra të frikshme/ Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve gjatë 24 orëve

Shifra të frikshme/ Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve gjatë 24 orëve

Njoftimi i MSHMS: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3605 testime, 589 të shëruar, 879 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himar, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Check Also

Naftëtarët në kërkim të statusit: Qeveria duhet të mbajë premtimet e dhëna

Statusi i Naftëtarëve në qarkun e Fierit vijon të mbetet i shkruar vetëm në letra. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 18 =