Home / Kryesore / Shifra shqetësuese nga koronavirusi në Kosovë, mes viktimave edhe një 21-vjeçar

Shifra shqetësuese nga koronavirusi në Kosovë, mes viktimave edhe një 21-vjeçar

Shifrat nga koronavirusi në Kosovë vijojnë të jenë të larta edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, gjatë ditës së fundit janë regjistruar 781 raste të reja, ndërsa 17 persona nuk kanë mundur të fitojnë luftën me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 mijë e 634 mostra, nga të cilat 781 kanë rezultuar pozitive dhe 764 persona janë shëruar.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + fourteen =