Home / Aktualitet / Shfrytëzoi një 15 vjeçare si prostitutë, arrestohet 33 vjeçari

Shfrytëzoi një 15 vjeçare si prostitutë, arrestohet 33 vjeçari

Është arrestuar ditën e sotme në Tiranë shtetasi Elton Drapi, 33 vjeç i shpallur në kërkim kombëtar.

33 vjeçari në bashkëpunim me Enea Sinanin , shfrytëzonin shtetas të mitur për qëllime prostitucioni.

Ata u ndaluan nga policia pasi kishin mashtruar një vajzë 15 vjeçare për t’a përdorur më pas duke e shfrytëzuar si prostitutë me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave.

Menjëherë pasi filluan hetimet ndaj tyre, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për shtetasit, por vetëm sot është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 33 vjeçarit Elton Drapi nga policia e Tiranës.

Njoftimi i Plotë

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =