Home / Kulture / Shfaqja “Nëna dhe fëmija”, pjesë e festivalit “Moisiu On”

Shfaqja “Nëna dhe fëmija”, pjesë e festivalit “Moisiu On”

Shfaqja teatrore “Nëna dhe fëmija” u shfaq në netët e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”, që po zhvillohen online. Në rolet e shfaqjes janë aktorët Ema Andrea dhe Matia Llupa. Në faqen e Teatrit Kombëtar shkruhet se shfaqja “Nëna dhe fëmija” trajton njerëz që vuajnë nga izolimi total, vetmia dhe vështirësi komunikimi. Në materialin e publikuar nga teatri për këtë shfaqje teatrore thuhet se personazhet e Fosse-së janë të ngecur në mendimet e tyre dhe fjalët e tyre janë monologë, të cilët ndonjëherë kthehen në bashkëbisedim. “Ata janë të burgosurit e përjetshëm, të cilët ngarkojnë veten dhe të tjerët. Por, ata nuk janë krijesa indiferente, por janë plot shqetësim shpirtëror, e cila mund të quhet aftësi parandjenje. Karakteret të Fosses janë të ngecur në mendimet e veta dhe prandaj fjalët të shprehura në fakt janë monologë, të cilët ndonjëherë shkasin dhe bëhen komunikim. Atmosfera e sikletshme e tregon sekretin, i cili është i mbytur në të kaluarën dhe çdo komunikim është pak nostalgjik, zbulon ose mbetet i shtypur në egon e karakterit. Por në atë ndjesi melankolike dhe boshllëku as nëna, as fëmija ekzistencialisht nuk gjejnë qetësinë dhe heshtjen e dëshiruar, nuk janë në gjendje të bien në paqe me demonët (shpirtrat) personalë, të cilët i përndjekin”, thuhet në material. Vepra e autorit Jon Fosse është me regji nga Dino Mustafiç. Skenograf Klod Dedja, kostumografe Berina Kokona dhe kompozitor Ilir Bajri. As/regjisore Melissa Becovic dhe koreograf Gjergj Prevazi. Dramaturge Zelkja Udovicic Plestina. Jon Fosse është një nga shkrimtarët bashkëkohor norvegjez më të përkthyer dhe të interpretuar. Kritikët e kanë cilësuar si një nga autorët më inteligjente të dramës dhe letërsisë bashkëkohore. Festivalit Mbarëkombëtar “Moisiu On”, po zhvillohet i organizuar nga Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.Transmetim i shfaqjeve nis çdo mbrëmje nga ora 19:00, livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse. Festivali është garues dhe në fund të tij do të ndahen çmimet. Nata finale dhe ndarja e çmimeve është bërë me dije se do të mbahet në 15 mars.

Check Also

Duke lëçitur librin e poetit, studiuesit e folkloristit Lefter Çipa “Njerëz me dritë”

 Nga Namik SELAMI- Tavolinat e shkronjëtarëve shqiptarë e botërorë janë nga më të bukurat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =