Home / Aktualitet / Shfaqja “Lukrecia Borxhia”, me aktorë të njohur në programin e Teatrit Kombëtar

Shfaqja “Lukrecia Borxhia”, me aktorë të njohur në programin e Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar sjell mbrëmjen e së shtunës në programin artistit një nga produksionet, që e cilëson madhështor. Është drama “Lukrecia Borxhia” nga Viktor Hygo, nën drejtimin e regjisorit të njohur francez Eric Vigner. Teatri Kombëtar shprehet se shfaqjen do e paraprijë intervista e regjisorit Eric Vigner me aktorin e Vasjan Lami, livestream në Facebook më 16 prill, ora 19:00. “Lukrecia Borxhia” që ka në role një kastë aktorësh të njohur, do të jetë më datë 17 në orën 19:00 po livestream në Facebook. Në vepër interpretojnë Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musollari,Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi dhe Marsel Rupi. Në 2017 regjisori francez zgjodhi aktoren Luiza Xhuvani, që erdhi në skenë si protagoniste me Lukrecia Borxhian në Teatrin Kombëtar. “Lukrecia Borxhia” është kryevepra e shkruar në prozë nga Viktor Hygo.

E cilësuar si teatër për popullin, ajo është e pasur me emocione të forta dhe momente kulmore. I frymëzuar nga Shekspiri ai do të na sjellë historinë e një nëne, të quajtur Lukrecia, e cila përpiqet në të gjitha mënyrat të shpëtojë të birin e saj, i cili nuk e njeh të ëmën dhe është fryt i një marrëdhënie incesti. Do të shohim se si dashuria merr formën e një virtyti për të fshirë krimet e etërve. Por Lukrecia Borxhia është gjithashtu një pjesë politike, ku fatet e individëve takohen me realitetin politik, një histori korrupsioni, vrasjesh, vdekjesh dhe helmimesh në Italinë e shekullit XIV. “Lukrecia Borxhia” u realizua në skenën shqiptare nga regjisori i njohur Eric Vigner, që realizoi dhe skenografinë. Kostumografia mban emrin e Anila Zajmi Katanollit, përkthyese Blerta Hyska, muzika John Kaced, Juljia Merxhushi dhe mjeshtre ndriçimi Kelig Le Bars. Në pesë skenografi të ndryshme, një prej të cilave stema e flamurit shqiptar, por edhe motive shqiptare në kostumografi, publiku ka mundësinë të shohë një teatër, që i referohet jo vetëm historisë politike të Francës të shekullit XIX.

Regjisori dhe aktiviteti

Në prill të vitit 2007 Eric Vigner ishte i pari regjisor francez i ftuar nga Teatri Kombëtar në Tiranë për realizimin e një produksioni në gjuhën shqipe dhe me aktorët e Teatrit Kombëtar. Duke marrë parasysh historinë politike dhe pasurinë kulturore të vendit, ai vendos të sjellë në skenë “Berberi i Seviljes” nga origjinali “Barbier de Seville”, nga Beaumarchais. Pas kësaj eksperience të mrekullueshme dhe suksesit të madh që e shoqëroi këtë shfaqje, regjisori Eric Vigner rikthehet pas 10 vjetësh në Shqipëri. Kësaj here ai vendos të shkojë edhe më larg duke na sjellë një vepër shumë të fuqishme, si “Lukrecia Borxhia”, kryevepra e autorit të romantizmit Viktor Hygo.
Tirana ishte teatri i kësaj historie që zhvillohet në Italinë e shekullit XIV, ku rinia e sakrifikuar jeton nën tiraninë e Borxhiave. Pas studimeve të larta në Artet Plastike, Eric Vigner pranohet në Konservatorin Kombëtar të Arteve Dramatike në Paris. Në vitin 1991 ai krijon kompaninë e tij Suzanne M me shfaqjen e tij të parë “Shtëpia e eshtrave” nga Roland Dubillard, e vënë në skenë në një uzinë të braktisur, më vonë ajo shfaqet në Festivalin e Vjeshtës në Paris. Ai ka punuar mbi vepra bashkëkohore dhe klasike, dramatike dhe poetike në bazë të një kërkimi të madh stilistik. Kjo veçanti shprehet në punën e tij mbi veprën e Margarite Duras, Dubillard, Motton, Koltes, De Vos, Hugo, Corneille, Racine, Moliere gjithashtu dhe në opera në një bashkëpunim me Orlando de Haendel.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − ten =