Home / Aktualitet / Shfaqen për herë të parë pas humbjes/ Donald Trump ecën i vetëm në shi, Melanie qëndron krah ushtarit (FOTO)

Shfaqen për herë të parë pas humbjes/ Donald Trump ecën i vetëm në shi, Melanie qëndron krah ushtarit (FOTO)

Presidenti Donald Trump, është parë sot në publik për herë të parë që nga dita e shtunë, kur rezultatet e zgjedhjeve shpallën fitues të garës presidenciale demokratin Joe Biden. Trump dhe partnerja e tij Melanie Trump morën pjesë në vendosjen e kurorës së luleve në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington, në kuadër të Ditës së Veteranëve.

Pranë ciftit presidencial ishte edhe nga Nënpresidenti Mike Pence dhe Ivanka Trump. Ndërkohë Trump ka hapur process gjyqësor për zgjedhjet në Amerikë pasi nuk e pranon humbjen dhe pretendon se ka pasur mashtrim në numërimin e votave me postë.

Në deklaratën e tij, Trump u shpreh se  administrata e tij ka bërë shumë për të përmirësuar jetën e veteranëve dhe përsëriti angazhimet e tij ndaj tyre dhe anëtarëve të ushtrisë.

‘Si Komandant i Përgjithshëm, unë kam luftuar pa pushim për të mbështetur veteranët e Amerikës. Për shumë kohë, Qeveria jonë nuk e kishte përmbushur plotësisht detyrimin e saj’, tha Trump.

Check Also

Ambulanca deshi gjysmë ore të mbërrinte”, avokati i Maradonës kërkon hetim për vdekjen: Ishte idiotësi kriminale

Legjenda e futbollit, Maradona u shua në moshën 60-vjecare pas një arresti kardiak. Ish-avokati i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + twenty =