Home / Aktualitet / Sherri për pronën, xhaxha e nip rrihen me njëri-tjetrin/ Ja çfarë bën policia

Sherri për pronën, xhaxha e nip rrihen me njëri-tjetrin/ Ja çfarë bën policia

Xhaxha dhe nip në Divjakë u arrestuan nga policia, pasi pas një sherri për pronën, goditën me sende të forta njëri-tjetrin. Të arrestuarit janë Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme.

Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton se materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Check Also

Ky vend ka heronjtë e vetë!

Nga Artan HOXHA- Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vrasje, gjobvënie, politikanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =