Home / Aktualitet / Sherri mes “çunave të Rilindjes” për jahtin luksoz dhe disa mijëra euro, Tare thumbon Ndreun

Sherri mes “çunave të Rilindjes” për jahtin luksoz dhe disa mijëra euro, Tare thumbon Ndreun

Duket se akoma nuk është shuar debati mes “djemve të Rilindjes”, shkak për të cilin u bë jahti “Maltese Falcon”, i cili nuk u lejua të qendronte në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant dhe ushqime nga agjencia në pronësi të bashkëshortes së Auron Tares.

Në atë kohë, Tare akuzoi Ndreun për “mihalizëm” ndaj turistëve të huaj duke i larguar ata me dhunë nga vendi, kurse Ndreu u përgjigj se shkak i akuzave ndaj tij ishte humbja e disa mijëra eurove nga agjencia e bashkëshortes së Tares, e cila do të furnizonte jahtin me karburant dhe ushqime.

Akuzat vijuan për ditë të tëra, ndërsa përplasje është rishfaqur sërish, tani në një kontekst tjetër, atë të akuzave të Tares ndaj Ernest Koliqit dhe Martin Camajt si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja.

Ata shkëmbyen komente me njeri-tjetrin poshtë statusit të gazetarit Arbër Hitaj në lidhje me studimin e Tares mbi Camajn dhe Koliqin.

“Arbër më duket se zgjedhja e këtyre 2 emrave (Koliqit dhe Camajt sh.r) është selektive dhe e qëllimtë dhe kerkon të godasë personat të veçantë njëlloj siç e bëri Enver Hoxha“, shkruan Ndreu,ndërsa nuk ka vonuar përgjigja e Tarës.

“Po zoti Paulin është një kërkesë personale e Erdoganit. I ka pas mbet peng që nuk i ka sulmuar këto dy personazhe dhe më ka porositur mua me i godit“, shkruan Tare.

Jahti luksoz “Maltese Falcon” u largua nga porti i Durrësit në fillim të Prillit të këtij viti me argumentin se nuk mund të ankorohej pasi ishte shpallur karantina e përgjithshme nga qeveria për shkak të koronavirusit.

Por, përmes statuseve në Facebook dhe daljeve në media, Auron Tare e akuzoi Paulin Ndreun se po largonte turistët.

Në reagimet e mëvonshme, Ndreu publikoi dokumente duke theksuar se shkaku i reagimit të Tares nuk ishte dashuria për turizmin, por humbja e disa mijëra eurove prej tij, pasi jahti do të furnizohej me karburant dhe ushqime nga kompania e bashkëshortes së Auron Tares.

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 11 =