Home / Aktualitet / Sherr në mes të Tiranës/ Dy të rinj qëllojnë dhe shajnë njëri-tjetrin, as policia nuk i përmban dot

Sherr në mes të Tiranës/ Dy të rinj qëllojnë dhe shajnë njëri-tjetrin, as policia nuk i përmban dot

Një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve sot pasdite në Shkozë të kryeqytetit.

Dy të rinj janë konfliktuar, shajnë njëri-tjetrin me fjalë të rënda dhe tentojnë që të rrihen edhe në praninë e efektivëve të policisë.

Edhe pse në vendngjarje ishin forcat “Shqiponja”, sërish sherri mes të rinjve nuk është ndaluar. Është dashur që policia të ndërhyjë forcërisht dhe të shoqërojë të dy personat e konfliktuar në komisariat.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, mes tyre ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =