Home / Aktualitet / Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 20-vjeçari në Kamëz

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 20-vjeçari në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku dy persona janë përleshur me thika ndërmjet tyre.

Bëhet me dije se një 19-vjeçar i identifikuar si Arbër Tafhasi ka goditur me thikë një 20 vjeçarin Erisojn Mema i cili ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet të dalë me njoftim zyrtar.

Njoftimi i plote: Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.T. 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Arbërit” pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 20 vjeç, nga Tirana, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Check Also

E trishtë/ Ndërron jetë nga Covid-19 efektivi 50 vjeçar, ishte në intubim prej 5 ditësh

Munir Xhepa, efektiv i Policisë Rrugore në Bulqizë është ndarë nga jeta pasi nuk e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =