Home / Aktualitet / Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 30-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 30-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Një sherr i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me një të plagosur me thikë në Shkozë. Sipas policisë së kryeqytetit i plagsur ka mbetur shtetasi O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spitaL për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në komisariat shtetasi me inicialet S. K., për veprime të mëtejshme hetimore, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas  një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + seven =