Home / Aktualitet / Sherr me thika mes komshinjve, përfundon i vdekur 60 vjeçari në Vlorë

Sherr me thika mes komshinjve, përfundon i vdekur 60 vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është godiur me thikë nga fqinji e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Vlorë për shkaqe pronësie.

Viktima është Bujar Mehmeti dhe është goditur disa herë me thikë, ndërsa autori dyshohet se është Jurgen Leci, i cili është shpallur  në kërkim.

Fillimisht Bujar Mehmeti mbeti i plagosur, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

“Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autori dhe viktimat janë nga fshati Gorishtë. 60-vjeçari përveçse është goditur me thikë mund të jetë qëlluar edhe me shkop bejsbolli.

Policia ka shoqëruar dy punonjës të karburantit për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

M.C

Check Also

VOA: “Viti 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore”

Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eighteen =