Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Spanjë si autorë të dyshuar të një vrasje që ndodhi në agimin e së mërkurës. Ata sulmuan me thika dy bashkëatdhetarë, njëri prej të cilëve u godit gjashtë herë me thikë në gjok dhe shpinë ndërsa tjetri në këmbë.
I pari u dërguua me urgjencë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Garda Civile e Cantabrias në Spanjë po ndiqte dy të injtë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale.
Ata u kapën “brenda pak orësh” në Bordeaux dhe tani ndodhen pas hekurave në pritje të vendimit të autoriteteve spanjolle.
Sulmi në parkim kamioni – Ngjarja ndodhi pas orës 12 të së Mërkurës në një zonë parkimi kamionësh në Hoznayo. Të dyja palët mbërritën me automjete dhe gjatë përleshjes fizike, dy autorët e dyshuar nxorën thikat duke shkaktuar lëndimet e rënda.