Home / Aktualitet / Shënohet numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, 16 viktima në 24 orët e fundit

Shënohet numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, 16 viktima në 24 orët e fundit

Shqipëria ka regjistruar ditën e sotme numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për 1239 raste të reja në 24 orët e fundit, shifër kjo më e larta deri sot. Ndërkohë, shqetësuese mbete situata në lidhje me numrin e vdekjeve, teksa Ministria e Shëndetësisë njofton se janë plot 16 viktima në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plote:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në  Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1,239

Të shëruar në 24 orë     805

Të shtruar në spitale     471

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               4,562

Testime totale            394,242

Raste pozitive            87,528

Raste të shëruara       52,933

Raste Aktive              33,107

Humbje jete                1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19284

Fier        2829

Durrës  1800

Elbasan  1539

Shkodër  1536

Vlorë   1544

Lezhë    1138

Korçë    998

Berat     861

Gjirokastër 722

Kukës    476

Dibër     380

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − thirteen =