Home / Aktualitet / Shëndetësia në zi, një tjetër mjek ndërron jetë si pasojë e Covidit

Shëndetësia në zi, një tjetër mjek ndërron jetë si pasojë e Covidit

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend. Ai është mantelbardhi nga Gramshi Nazmi Xhaferri, një punonjës punonjës shembullor i spitalit të qytetit, i cili nuk mundi dot ta fitonte betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një njoftimi në facebook drejtoresha e spitalit të Gramshit Greta Lena, ku cilëson vlerat pozitive të mjekut dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe iqëve të tij.

Postimi i plotë: “Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare (me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone ruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka! U prefsh ne paqe!”

Check Also

Vasilika Hysi nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit

Ditën e sotme gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që duam” nënkryetarja e  kuvendit Vasilika Hysi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =