Home / Aktualitet / Shembet magazina e firmës Amazon në Itali, humb jetën shqiptari(VIDEO)

Shembet magazina e firmës Amazon në Itali, humb jetën shqiptari(VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali.

Një magazinë që po ndërtohej dhe që i përkiste kompanisë amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar i cili pak ditë më parë kishte mbushur 50-vjeç. Flamur Alsela banonte në komunën Chiari në provincën e Breshës. Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë.

Në momentin e ngjarjes gjashtë punëtorë, mes të cilëve dhe emigranti shqiptar, ndodheshin në ndërtesë e janë rrëzuar nga një lartësi 10 metra dhe janë dërguar në spitalin e qytetit në Alesandrino e në Novi Ligure.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj tragjedie, por sipas hetimeve të para rrëzimi i një pllake betoni ka provokuar dhe shembjen e një trau mbajtës që ka çuar në shkatërrimin e të gjithë strukturës.

Kompania Amazon ka komentuar se “është një ngjarje e tmerrshme e se i gjendet pranë familjes së viktimës e të plagosurve.

 

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − two =