Home / Aktualitet / Shehaj: Me Bashën rrezikojmë të humbim edhe zgjedhjet e ardhshme

Shehaj: Me Bashën rrezikojmë të humbim edhe zgjedhjet e ardhshme

Deputeti Agron Shehaj, i cili kandidon për kreun e PD, në zgjedhjet e 13 qershorit, ka vijuar takimet me demokratët në Kukës, të cilëve u ka kërkuar mbështetje me votë për të drejtuar Partinë Demokratike.

Shehaj tha se ne demokratët duhet të mendojmë për opozitën që PD duhet të bëjë ndaj regjimit të Edi Ramës.

“Ne demokratët duhet të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. A mundet që me Bashën në krye të bëhet opozitë e fortë?

A mundet që me Bashën mund të fitohen ndonjëherë zgjedhje? Zgjedhja para demokratëve më 13 qershor është e thjeshtë: do të rrezikojnë të humbin prapë apo do të ndryshojnë partinë për të fituar. Unë ju bëj thirrje të votoni ndryshimin që PD të bëhet prapë #PartiaQëFiton”, shprehet Shehaj.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 9 =