Home / Aktualitet / Shefi i zjarrfikësve të “Rinasit” nxjerr ”lakuriq” shtetin: Kemi ardhur këtu vullnetarisht

Shefi i zjarrfikësve të “Rinasit” nxjerr ”lakuriq” shtetin: Kemi ardhur këtu vullnetarisht

Adem Statovci, përfaqësues i ekipit të zjarrfikësve të Aeroportit të Rinasit, pjesë e Kastrati Grup, ka dhënë detaje nga zjarri që ka rënë në një magazinë në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranës.

Statovci, i cili së bashku me një ekip prej 16 zjarrfikësish të specializuar kanë shkuar në mënyrë vullnetare në ndihmë të ekipit të zjarrfikëses së Tiranës, për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

“Jemi tu bo gjithçka është e mundur për të dhënë ndihmën tonë, kemi ardhur me 16 çuna bashkë me paisje të specializuara. Ne jemi informuar prej mediave, kemi ardhur vullnetarisht pasi nuk na ka lajmëruar askush, jemi në varësi të Kastrati Group. Ne kemi ardhur me grup të specializuar, ne mjetet që kemi ardhur këtu, janë të gjithë vullnetarë.

Paisja që kemi mundësuar ne është ajo që mundëson frymëmarrjen e vazhdueshm, pa pasur peshë në shpinë. Në krahasim me dje situata është shumë më e mirë, fuqia e zjarrit ka rënë në orët e vona, ne kemi qenë këtu deri në orën 12 të mbrëmjes.

Shumë materiale të ndezshme që kanë qenë në atë hapësirë, e vogël për atë material, ka qenë e tejmbushur me material, dhe qasja te zjarri është shumë e vështirë, të gjitha raftet e kanë bërë më të vështirë fikjen e zjarrit. Nuk kemi hyrë ende te zjarri në brendësi, besoj që brenda ditës së sotme, do të përfundojë fikja e zjarrit.

Në krahasim me dje kemi vatra më të vogla, po ende është me rrezik për zjarrfikësit.

Temperatura nga afër, ka qenë 980 gradë, ndërkohë që ne nuk kemi mundur që të arrijmë deri në qendër”, u shpreh Statovci.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 7 =