Home / Aktualitet / Shefat ushtarakë të Brazilit japin dorëheqjen dhe shkaktojnë një krizë të re/ Numri i vdekjeve nga Covid arrin kulmin

Shefat ushtarakë të Brazilit japin dorëheqjen dhe shkaktojnë një krizë të re/ Numri i vdekjeve nga Covid arrin kulmin

Shefat e mbrojtjes kanë dhënë dorëheqjen në formë proteste ndaj asaj që ata e shohin si një përpjekje nga Presidenti i Brazilit Z. Bolsonaro për të ushtruar kontroll të padrejtë mbi ushtrinë. Gati 314,000 njerëz kanë vdekur me Covid-19 në Brazil, me një rekord të ri ditor prej 3,780 raportuar të martën. Ka pasur më shumë se 12.5 milion raste të konfirmuara me Covid që prej fillimit të pandemisë.

Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, i cili erdhi në pushtet dy vjet më parë, ka kundërshtuar vazhdimisht masat e karantinës, duke argumentuar se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë koronavirusit. Të hënën, presidenti u detyrua të riorganizojë kabinetin e tij pasi të dy ministrat e tij të jashtëm dhe të mbrojtjes u larguan.

Dorëheqja e Ministrit të mbrojtjes Fernando Azevedo Silva, shkaktoi një riorganizim të kabinetit. Pati një përplasje midis ministrit të Mbrojtjes dhe z. Bolsonaro lidhur me forcat ushtarake të cilat sipas ministrit të mbrojtjes duhet të mbështesnin kushtetutën dhe jo personalisht figurën e Presidentit.

Presidenti i Brazilit tani po përballet me krizën e tij më të madhe politike që nga marrja e detyrës në Janar 2019.

Përdorimi i vaksinave kundër COVID-19

Deri më tani, Brazili ka përdorur vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe CoronaVac të Kinës. Brazili gjithashtu ka aprovuar përdorimin e vaksinës Pfizer / BioNTech dhe ka vendosur porosi për dozën e vetme të vaksinës Johnson & Johnson dhe vaksinën ruse të Sputnik V.

Numri i përditshëm i vdekjeve si shkak i infektimeve me COVID-19 në Brazil i kaloi 3,000 persona për herë të parë në fillim të këtij muaji, duke shtyrë spitalet afër kolapsit dhe duke rritur frikën se vendi mund të bëhet një kërcënim për shëndetin publik global.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 11 =