Home / Bota / SHBA “ndihmon” kompaninë britanike në zhvillimin e vaksinës anti Covid, por i do dozat e para për popullin e saj

SHBA “ndihmon” kompaninë britanike në zhvillimin e vaksinës anti Covid, por i do dozat e para për popullin e saj

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar gati një të tretën e 1 miliardë dozave të para të planifikuara për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca” duke premtuar deri në 1.2 miliardë dollarë, në një kohë kur shumë prej fuqive botërore po kërkojnë ilaçe për të rikthyer ekonomitë e tyre sërish në punë.

Bazuar në kërkesën e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ra dakord të sigurojë deri në 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike “AstraZeneca” me kusht qe te sigurojë 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara.

“Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021”, tha sekretari për Shëndetësinë Aleks Azar.

Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, po e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”. Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë. Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.

“AstraZeneca” me qendër në Angli tha se ka lidhur marrëveshje për të paktën 400 milionë doza të vaksinës dhe ka siguruar një kapacitet prodhues prej 1 miliard dozash duke parashikuar që dërgesat e para t’i nisë në muajin shtator./VOA

M.C

Check Also

“Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu”, Samiti i G7-ës do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë

“Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 4 =