Home / Bota / SHBA jep lajmin e mirë: Vaksina anti-covid del në nëntor

SHBA jep lajmin e mirë: Vaksina anti-covid del në nëntor

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi zyrtarët e shëndetësisë në të 50 shtetet që të jenë gati për vaksinën në 1 nëntor.

Vaksina del kështu vetëm pak përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Tre dokumente, të hartuara në datën 27 gusht, përshkruajnë në detaje skenarët për shpërndarjen e kandidatëve të paidentifikuar publikisht të vaksinave.

New York Times raporton se grupi i parë që do të ketë prioritet do të jetë ai i punonjësve të shëndetësisë, personat mbi 65 vjeç dhe kategoritë që konsiderohen si më të rrezikuarat nga virusi. Një sërë vaksinash janë duke u prodhuar nëpër botë, dhe disa prej tyre janë tashmë në fazën finale të testimit.

Kryeksperti I sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka lënë të kuptohet se një vaksinë mund të jetë gati për përdorim edhe përpara përfundimit të testimit masiv nëse rezultatet janë vërtet mbresëlënëse, por shkencëtarë të tjerë druhen se është politika ajo që i shtyn më tepër deklarata të tilla.

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 2 =