Home / Aktualitet / SHBA / Historia e Edrin Osmanit, shqiptarit të Tesla-s

SHBA / Historia e Edrin Osmanit, shqiptarit të Tesla-s

Edrin Osmani u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2002. Ai vendosi fillimisht të vazhdonte studimet e më pas të niste me eksperiencat në punë. Edrini ka punuar si inxhinier për kompaninë Uber Techologies dhe Pandora, dy nga kompanitë më prestigjoze në SHBA.

Aktualisht, ai është i punësuar si inxhinier i analizave të të dhënave te sigurisë në kompaninë Tesla. “Vëllai im jetonte në SHBA prej vitit 1991 dhe ai ishte arsyeja pse emigrova. Unë mbarova studimet për matematikë në Universitetin e Masaçusets dhe puna e parë ishte në një bankë investitor. Sot punoj për kompaninë Tesla, nuk do të thoja që e kisha ëndërr por të punosh për një kompani që po ndryshon botën, është një gjë fantastike”,- tregon inxhinieri i suksesshëm.

Numri i emigrantëve shqiptarëve dhe në Kaliforni ka shënuar rritje, si ata që nisen nga Shqipëria por dhe shqiptarë të Amerikës që emigrojnë nga një shtet në tjetrin, duke ruajtur traditën e tyre.

Endrini jeton me gruan dhe vajzat në Kaliforni, ndërsa vëllai i tij, i cili kishte ikur më herët nga Shqipëria dhe ishte mbështetja e tij, jeton në Ohajo, ndërsa prindërit në Tiranë.

“Amerika është vend i shpejtë, gjithë kohës duhet të jesh në avangardë dhe gjithë kohës një hap para. Për të arritur aty ku jam sot mu desh të merrja një pushim të gjatë pa vajtur në Shqipëri. Kisha bëre plan të vija qershorin që shkoi po siç e dini dhe juve ra pandemia. Plani është që të vij këtë vit”, thotë Edrini.

Nga Shqipëria thotë ai për “Shqiptarët e Amerikës” në Top Channel, i mungojnë prindërit dhe shokët.

“Nga Shqipëria më mungojnë më shumë familjarët e mi dhe shokët. Tirana ka ndryshuar shumë nga Tirana që kam lënë unë pas, është vështirë ta njohësh e të gjesh grimca të Tiranës që kam jetuar unë”, tha ai duke shtuar se Shqipëria është një vend shumë i bukur që ka çdo gjë.

Check Also

I moshuari rrëfen bisedën me hajdutët: “Kam vetëm 100 mijë lekë nga pensioni”

“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”. Kështu deklaron i moshuari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + fourteen =