Home / Aktualitet / SHBA feston pavarësinë, Yuri Kim: Këtë vit amerikanët dhe shqiptarët të bashkuar më shumë se kurrë

SHBA feston pavarësinë, Yuri Kim: Këtë vit amerikanët dhe shqiptarët të bashkuar më shumë se kurrë

Shtetet e Bashkuara të Amerikën festojnë sot 244 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim tha përmes një video-mesazhi në Facebook, se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët.

Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë.

”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlinndjen e 244-ët. Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrotja e lirsë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.

🇦🇱️ | Mesazhi i ambasadores Yuri Kim në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! #Gezuar4Korikun🇺🇸️ |…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Samstag, 4. Juli 2020

M.C

Check Also

Merr flakë në ecje e sipër një automjet, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Levan-Ura e Mifolit. Automjeti tip “Reno” me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 4 =