Home / Aktualitet / SHBA dhuron pajisje mbrojtëse anti COVID për Drejtorinë e Burgjeve, i dorëzon vetë ambasadorja

SHBA dhuron pajisje mbrojtëse anti COVID për Drejtorinë e Burgjeve, i dorëzon vetë ambasadorja

SHBA i kanë dhuruar sot Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Tiranë pajisje personale mbrojtëse kundër COVID, si maska dhe dezifektant duarsh.

Në dorëzimin e pajisjeve ka qenë vetë ambasadorja Yuri Kim.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurt gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Check Also

Kancelarja Merkel tregon datën e saktë, ja kur pritet të përfundojë procesi i vaksinimit

Procesi i vaksinimit në Gjermani do të përfundojë deri në 21 Shtator, la të kuptohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =