Home / Bota / ShBA arreston gruan e El Chapo-s, autoritetet dyshojnë se është e përfshirë në trafikun e kokainës

ShBA arreston gruan e El Chapo-s, autoritetet dyshojnë se është e përfshirë në trafikun e kokainës

Gruaja e lordit meksikan të drogës, të burgosur, Joaquín “El Chapo” Guzman është arrestuar në SHBA nën dyshimin për trafik droge, thanë autoritetet amerikane.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeçe, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles jashtë Uashington DC.

Ajo akuzohet për pjesëmarrje për planifikimin e shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës.

I shoqi, Guzman, aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në New York për trafik droge dhe pastrim parash.

63-vjeçari është një ish-kryetar i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Në gjyqin e tij në vitin 2019 u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe rivalëve.

E shoqja, zonja Coronel Aispuro do të paraqitet në një gjykatë federale në DC përmes video konferencës, tha departamenti i drejtësisë i SHBA.

Po aq sa do të përballet me akuzat për trafikun e drogës, ajo akuzohet gjithashtu për komplotim me të tjerët për të ndihmuar burrin e saj të arratisej nga burgu në Meksikë në 2015.

Ai u shpëtua nga burgu i sigurisë maksimale të Meksikës, Altiplano, pasi djemtë e tij blenë një pronë pranë burgut dhe një or meë GPS e futur kontrabandë në burg u dha fadromave vendndodhjen e tij të saktë. Ai shpëtoi duke hipur në një motor të vogël të përshtatur posaçërisht, përmes tunelit.

Dokumentet e gjykatës thanë se zonja Coronel Aispuro dyshohet se ishte e përfshirë në planifikimin e një arratisje tjetër nga burgu të burrit të saj para se ai të ekstradohej në SHBA në janar 2017.

Ajo nuk ka komentuar mbi akuzat.

Zonja Coronel Aispuro është me nënshtetësi të dyfishtë amerikano – meksikane dhe nënë e binjakëve me Guzman. Ajo ndoqi pothuajse çdo ditë  gjyqin tremujor të burrit të saj në Neë York, gjatë së cilës dëgjoi jo vetëm histori vrasjesh e përdhunimesh, por gjithashtu se ai e spiunoi atë dhe dashnoret e tjera.

 

Ajo qëndroi besnike, duke thënë në fund të gjyqit: “Unë nuk e njoh burrin tim si personin që ata po përpiqen ta tregojnë, por përkundrazi e admiroj atë si qenien njerëzore që unë takova dhe u martova”.

Guzman vinte nga një familje e varfër në shtetin Sinaloa, Meksika veriperëndimore. Biznesi i tij i krimit të organizuar u rrit aq i madh sa ai hyri në listën e Forbes të 2009 ndër njerëzit më të pasur në botë me numrin 701, me një pasuri të vlerësuar prej 1 miliard dollarë (709 milionë paund).

Check Also

Detaje nga ngjarja/ Kush është i riu që vrau babain e tij

Krim brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Luar të Roskovecit. Njoftohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 3 =