Home / Editorial / SHARLATANË MEDIATIKË, INSPIROHUNI NGA GJIGANDËT E INTERNETIT

SHARLATANË MEDIATIKË, INSPIROHUNI NGA GJIGANDËT E INTERNETIT

Nga  Xhovan SHYTI –

“YouTube”, një nga kompanitë më të mëdha në rrjetin e internetit i  ka bllokuar kanalin e komunikimit presidentit në ikje të SHBA, Donald Trump.

Shkak për ndërmarrjen e kërij hapi ekstrem ëshë bërë një video e fundit që, sipas drejtuesve të YouTube,  ka nxitur dhunë.

Raportimi i lajmit vjen nga “CNN Business”, që sqaron se “YouTube” bëri me dije se do të rishikojë vendimin e marrë pas një jave.

Hapi i ndërmarrë nga drejtuesit e korporatës “YouTube”, platforma e vetme kryesore e mediave sociale, që nuk e kishte pezulluar presidenti Trump, pasi “Facebook” ia pezulloi për një kohë pa afat dhe  “Twitter” e ka ndaluar plotësisht .

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe nën dritën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin Donald J. Trump dhe lëshuam një pezullim për shkeljen e politikave tona për nxitje të dhunës,” tha një zëdhënës i “YouTube” në komunikimin e lajmit. Po ashtu ai sqaroi se  “YouTube” do të marrë hapin shtesë për të çaktivizuar komentet nën videot në kanalin e Trump etj.

Le ta ndërpresim deri këtu deklaratën e zëdhenësit të “You Tube”, pasi frazat e tjera japin procedurat vijuese që përcaktojnë ndërmarrjen e masave përjashtuese për të gjithë shfrytëzuesit e platformës që me qëndrimet e tyre paraqesin rrezik për destabilitet e dhunë.

Mesazhi i përbashkët i të gjitha kompmanive zotëruese të internetit, rrjeteve sociale e atyre mediatike, në rastin e përjashtimit të Doland Trump, nga të gjitha kanalet e komunikimit masivë është një mesazh i madh për gjithë “pushtetin e katërt”. Veçanërisht për atë të shpërfytyruarin  e vëndeve në zhvillim e me demokraci hibrite, si Shqipëria.

Mësimi i parë që vjen prej tij lidhet me faktin që përpara këtij “pushteti të katërt”, që mund të rrezoj pushtetet e tjera sa herë ta shohë të arsyeshme se po shkel interesat e shumicës votuese( legjislativin, juridikun dhe ekzekutiv), janë të gjithë të barabartë, pa dallim.

Janë të barabarta me qytetarët e thjeshtë si individët që shërbejnë në poste shumë të larta e frymëzojnë cënim të Kushtetutës, si Presidenti në detyrë pak ditore i SHBA, i akuzuar për frymëzim e nxitje dhune, ashtu dhe votuesit e thjeshtë që ja besojnë votën zgjedhese një herë në katër vjet.

Mësimi i dytë vlen për mediat. Për sharlatanët mediatikë, që për hatër të përfitimit personal, jo vetëm nuk i çensurojnë por i jargaviten deri në pështirosje politikanëve e qeverisësve të llojit Trump, duke mos ngurruar ti riciklojnë e vendosin në krye të lajmeve, megjithse me veprimet e tyre rezultojnë të kenë qenë e të jenë dhunues të çdo lloj lirie, frymëzues madje dhe autorë të destabilizimit e rrokullimës.

Në këtë vendin tonë të mjerë të tillët i gjen pa vështirësi. Rezultojnë të zhytur në afera korruptive e ” aventura” politike me pasojë dhune e destabilizimi të rendit kushtetues,  e që, megjithatë, vijojnë të jenë aktivë , të përzgjedhur në krye të listës së të preferuarve të mediave të drejtuara nga sharlatanët e pandryshuar për të cilët kredo nuk është Shqipëria kushtetuese e të gjithëve por Shqipëria e të pushtetëshmeve që na hedhin nga një koskë. / Arberianews.net

Check Also

Covid/ Pëson rritje kurba e infeksioneve gjatë 24-orëve të fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3088 testime, 457 të shëruar, 678 raste të reja dhe 5 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − three =