Home / Aktualitet / Sfilonte në korridoret e gjykatës, kreu i ILD ka “dy fjalë” për Enkeleda Kapllanin

Sfilonte në korridoret e gjykatës, kreu i ILD ka “dy fjalë” për Enkeleda Kapllanin

Inspektori i Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani ka komentuar situaten ne te cilen eshte perfshire gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit u bë mediatike pasi postonte në Tik-Tok video nga jeta e saj personale, mirëpo aspak të denja për një gjyqtare.

I pyetur për rastin e magjistrates, për të cilën ILD ka kërkuar pezullim dhe shkarkim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, z. Metani tha se mirëkupton sensibilitetet e ndryshme publike, por vepron mbi bindjen e bazuar në ligj, mbi sjelljen që duhet të ketë një zyrtar në publik, e akoma më tepër një magjistrat, që vendos për jetën e të tjerëve.

“Për këtë arsye, ti duhet të jesh shumë rigoroz në sjelljet e tua, duhet të vetëpërmbahesh e duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra, që të tjerët mund t’i bëjnë shumë lirisht, edhe pse mund të jetë brenda sferës private. Eshtë domosdoshmëri pikërisht për këtë efekt, që krijon tek qytetarët vendimmarrja jote.”

Reagimi i ILD-së ishte i shpejtë tha z. Metani, sepse publiku e meritonte një përgjigje të shpejtë, nga institucionet që e kanë detyrim e për pasojë edhe pse kam vëmendje për perceptimet që përcillen në publik, vendimmarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë e lidh vetëm me ligjin e asgjë tjetër.

“Bindjen time personale të bazuar në ligj, unë nuk e negocioj me asgjë. Me asnjë artikull apo deklaratë publike“, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Check Also

Programi që zbuloi gënjeshtrën e bashkëshortit-vrasës në Greqi

Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Calorine Crouch, gruas britanike të vrarë në Greqi, u tha policëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − five =