Home / Sport / Serie A shtyhet për një javë?

Serie A shtyhet për një javë?

CEO i Interit, Beppe Marotta ka prezantuar një kërkesë formale në Lega Serie A te shefi Paolo Dal Pino, ku shpreson që ta shtyjë sezonin 2020-21 për një javë.

Raportet në Itali kanë thënë se zikaltërit kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri, derisa lojtarët e Antonio Conte përfunduar sezonin 2019-20 më 21 Gusht ku u mposhtën nga Sevilla.

Kalendari i Serie A do të publikohet më 1 Shtator kurse ndeshjet e para të Serie A ishin planifikuar që të fillojnë më 19 Shtator.

Nëse Interit i lejohet që të shtyhet një javë, zikaltrit mund të rikthehen në stërvitje më 5, 6 apo 7 dhe do të luajë në ndeshjen e dytë të Serie A që fillojnë më 26 apo 27 Shtator dhe pastaj do ta luajë ndeshjen e parë më 30 Shtator.

Check Also

Ofendoi femrat kineze, basketbollisti amerikan pezullohet përjetë

Ty Lawson, basketbollist amerikan me shumë eksperiencë në NBA dhe që aktualisht luan në Kinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =