Home / Kryesore / Sepse Silva Bala di ç’është dashuria!

Sepse Silva Bala di ç’është dashuria!

Nga Ilir KADIA-
Tre muaj shumë të sikletshme nga shëndeti i prishur i gruas! Temperaturë, dhimbje kockash, frymëmarrja e lodhur, sëkëlldi, gjumi… kush e provoi gjumin?! Hyr e dil nëpër farmaci e thirr urgjent miken e familjes për një gjilpërë për të qetësuar sadopak dhimbjet! Dikur thashë: pse të mos i kërkoj ndihmë dr Silva Balës! Në takimin e fundit më tha se nëse kisha nevojë për të mos ta shikoja orën! Dhe vajta në spitalin “Dr Shefqet Ndroqi”! Dhe,si na ndodhte në fëmini kur na dhimbte dhëmballa e sa shkonim tek dentisti zhdukej si me magji, ashtu sa takuam Silvën gruas ju zhdukën në çast dhimbjet! Zu të çelej sikur lulja e vyshkur prej ujit të freskët! Shefe Silva me shokë e shoqe shumë bëri magjinë! 8 ditë në spital të gruas sikur ishim me pushime! Dhimbje?! Çfarë është kjo? Temperaturë?! Vetëm përtej dritares! Dashuri?! Sikur e Nënë Terezës! Mbështjellë me aureolë Dr Silva kur me stafin e saj hynte dhomë më dhomë në vizitë për çdo pacient! Shkoja tek gruaja dy -tre herë në ditë sikur në takime dashurie! Se nuk kish dhimbje kur e ledhatoja, kur e puthja në flokë!
Kush na i dha tetë ditë shtesë nga muaji i mjaltit të dyzet viteve më parë?! Dr Silva Bala me shokë shumë! Se Silva Bala di çfarë është dashuria!

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + two =