Home / Kryesore / Sentenca nga Emil Cioran

Sentenca nga Emil Cioran

1. Çdo fjalë më sëmur. Ndërkaq, çfarë kënaqësie do të ndjeja të dëgjoja lulet tek bisedonin për vdekjen

2. Shakespeare: takimi i një trëndafili dhe i një shpate.

3. “Të vërtetat” nuk na kërkojnë më që t’ua durojmë peshën, as të jemi dyshues, apo bashkëfajtorë me to. Ëndërroj për një botë ku vdiset për një presje.

4.“Tirania e thyen, ose e argas njeriun; liria e squll dhe e bën një kukull. Njeriu ka më shumë shans të shpëtohet përmers ferrit, se sa parajsës”

5.Librat e mi, vepra ime… Ana qesharake e këtyre pronorëve. Gjithçka u prish sapo letërsia s’ishte më anonime. Autori i rangut të parë u bë dekadenca

6. Çfarë gazi i papërmbajtur kur, teksa dëgjon të shqiptohet fjala qëllim, sheh një karvan funeral.

7.“Xhingis Khani në ekspeditat ndëshkimore shoqërohej nga dijetari më i madh taoist i kohës. Mizoria ekstreme rrallë herë është vulgare: tek ajo ka gjithmonë diçka të çuditshme dhe të rafinuar që frymëzon frikë dhe respekt. Guillaume Pushtuesi, po aq i pamëshirshëm ndaj shokëve sa edhe ndaj armiqve, nuk donte veçse kafshët e egra dhe pyjet e errët, ku shetiste gjithmonë i vetëm.”

Solli ne shqip Balil Gjini

Check Also

Tri dëshirat e fundit të Lekës së Madh

Në prag të vdekjes Leka i madh thirri gjeneralët e tij dhe ua bëri të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + eighteen =