Home / Aktualitet / Sekuestrohen 94 mijë paund në Kakavijë, procedohet penalisht një person

Sekuestrohen 94 mijë paund në Kakavijë, procedohet penalisht një person

Shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë kanë proceduar penalisht një shtetas, i cili ishte duke sjellë në Shqipëri një shumë prej 94 mijë paundësh të padeklaruara.

Shtetasi N.T është proceduar nga policia pasi i janë gjetur 94 mijë paund të fshehura në mjetin e tij. Ky shtetas, ishte duke kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, në momentin që u pikas nga policia me sasinë e parave.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin N.T, pasi nga sherbimet e policise Kufitare Kakavijë në hyrje të R. Shqiperisë ku gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë ju gjet nje sasi monetare Paund e fshehur në automjetin e tij me targa BL 56 GHO.

Sasia prej 94 000 Paund u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Check Also

U plagos gjatë operacionit të RENEA, kush është 52-vjeçari që kërkohej për vrasje

Një person u plagos ditën e sotme në zonën e Dukagjinit në Malësinë e Madhe, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + four =