Home / Kulture / Sekrete të fshehura në vepra arti: Pasqyrat e Rembrandtit

Sekrete të fshehura në vepra arti: Pasqyrat e Rembrandtit

Rembrandti është i njohur për përdorimin e dritës, dhe ndërkohë që shumë artistë të tjerë të kohës e përdornin dritën në mënyrë të ngjashme, asnjë prej tyre nuk mundej të kapte bukurinë që hidhte në kanavacë Rembrandti. Me kalimin e viteve, teknikat e Rembrandt-it janë zbuluar në bazë të detajeve në pikturat e tij. Për të krijuar një saktësi pothuajse fotografike, Rembrandti manipulonte mjedisin, duke përdorur pasqyra dhe ndriçim, ashtu si bëjnë shumë fotografë në kohët e sotme. Për auto-portretet e tij, Rembrandti përdorte një seri komplekse pasqyrash të sheshta dhe konkave, së bashku me projektuesit si camera obscura, për të siguruar ngjashmërinë më të lartë të mundshme. Sa ishte gjallë, Rembrandti nuk e zbuloi teknikën e tij, dhe sekreti i madhështisë së tij u zbulua vetëm kur historianët e artit provuan sistemin me pasqyra.

Check Also

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me çmimin “Best Female Scriptwriter” në festivalin e Kanadasë

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani merr një tjetër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =