Home / Aktualitet / Sekretari amerikan i Mbrojtjes i del kundër Trumpit: “Shpërthimi në Beirut, aksident!”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i del kundër Trumpit: “Shpërthimi në Beirut, aksident!”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper mendon se shpërthimi në Beirut, që i ka marrë jetën më shumë se 135 personave dhe ka plagosur mbi 5 mijë të tjerë, ka gjasa të jetë vetëm një aksident.

Me këtë deklaratë ai kundërshtoi presindentit Trump, i cili ka deklaruar se ‘shpërthimi duket si një sulm’ dhe se ‘të njëjtin mendim ndajnë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë’.

Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA-të ende po mbledhin informacion mbi ngjarjen, por deri tani shumica e ekspertëve mendojnë se “ka qenë aksident, ashtu sikurse është raportuar”.

Deri më tani për shpërthimin e 4 Gushtit në Beirut, dihen pak të dhëna zyrtare.

Burimi i shpërthimit aktualisht është i paqartë, por sipas informacioneve zyrtare në depon ku ka ndodhur shpërthimi ka pasur të ruajtur mbi 2700 ton nitrat amoni që ka nxitur shpërthimin./Exit

Check Also

“Lufton për drejtësi”, Navalny nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Sergei …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =