Home / Aktualitet / Sejmen Gjokoli, ambasadori kulturor i Vlorës

Sejmen Gjokoli, ambasadori kulturor i Vlorës

Nga Genc DEMIRAJ –

Atë mund ta privosh nga shumë gjëra në jetë por kurrësesi nga folku, sidomos nga polifonia…!
I kalon ndër deje ajo dridhërima e saj, e isos sa që e dridhërinë të tërin duke e gjallëruar, entuziazmuar dhe i elektrizuar çdo qelizë, nerv e muskul…!
Kështu është Sejmeni, sa herë që biseda apo punët vërtiten rreth kësaj fushe…edhe sot në kafen e mëngjezit, me këtë pasion më fliste.
Është në ethet e dy aktiviteteve të mëdhaja të tij, si Aulona Folk Festival që do ta organizoj në muajin Maj këtu në Vlorë dhe pjesëmarrjen ansamblit, po të tij, “Bilbili” në Festivalin e VI-të Botëror të Folkut : Folklariada 2021 që do të organizohet në Korrik në Rusi…!
– Dëgjoje, dëgjoje këtë tekstin e ri të një kënge që kam bërë…
E më lexon pambarim jo një, por pesë a gjashtë që ja ka bërë gati grupit të tij…
Mi lexon gjithë pasion e tek tuk edhe i këndon nën zë lehtas por ëmbël, ashtu si do ti këndojnë më vonë bilbilat e Ansamblit të tij…!
Me Sejmen Gjokolin, suksesin e ke të garantuar në çdo lloj aktivitetesh të tilla ku ai është prezent, sidomos kur është organizator…!
Ka një aftësi të jashtëzakonshme organizative gjithëpërfshirëse që nga kornizimi i performancës artistike e gjer tek detajet thelbësore të llogjistikës, protokollit, komunikimit, akomodimit për gjithëshka…!
Pra punë mbaruar…!
Me të tillë pasion e ritëm të flet Sejmeni sa herë biseda vërtitet rreth folkut, që në fakt ai se lë të vërtitet por ta sjellë vetë aty në atë shteg, sepse për të atij i qanë syri e i gufon zemra…!
Ka merakun e suksesit të rradhës, siç ka patur në dhjetra e dhjetra herë ku ai dhe Bilbilat e tij kanë marrë pjesë si në: Hollandë, Moldavi, Lituani, Itali, Francë, Spanjë, Gjermani, Kroaci, Greqi, Maqedoni, Poloni, Turqi, Bullgari dhe deri në Kinën e largët.
Sot, e pimë kafen së bashku, me merakun e injektuar edhe tek unë, për pjesëmarrjen e Ansamblit “Bilbili” të Vlorës në Festivalin e VI Botëror të Folkut Rusi 2021, në Korrik….dhe sipas Sejmenit :
– Çohu se kemi shumë punë, Korriku erdhi…!

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 15 =