Home / Aktualitet / Seanca për shkarkimin e Metës/ Spiropali: Porblemi i presidentit është klinik

Seanca për shkarkimin e Metës/ Spiropali: Porblemi i presidentit është klinik

“Presidenti nuk bëri një dy a tre ofendime apo 3 a katër shpifje. As nuk hëngri e nuk bëri thërrime apo punoi e bëri gabime. Po të ishte fjala për lapsuse nuk do e vinim re e nuk do mblidheshim këtu. Problemi i presidentit ndoshta është problem klinik.

Kemi arsye të teprueshme, sjelljet e tij të vrazhda, gabiemt e tij me pasoja na i ka dhënë vetë presidenti. Nuk kanë të mbaruar klithmat e tij. Ai u ka fyer inteligjencën natyrale shqiptarëve. Ai ka frymëzuar daljen në rrugë dhe në sheshe të militantëve. Vepra penale e thirrjeve publike për dhunë, mesazhe ku sulmon ambasadorët na dëmton shumë .Deliri i tij e ka detyruar ambasadoren që t’i drejtohet hapur dhe ti kërkojë vetëpërmbajtje.

Këto shkelje bënë që OSBE-ODIHR ka bërë edhe rekomandime për veprimet e tij jo korrekte. Presidenti me ndërgjegjie të rëndë ka dëmtuar rëndë marrëdhënien e pushteteve kryesore në Shqipëri, me ndërhyrje të cilat aspak nuk i përkasin, ka shkelur një numër herësh liritë dhe të drejtat e njeriut. Në mënyrë të përsëritur presidenti ka denigruar qeverinë. Gjuha e cakërdisur e dhunës e përdorur nga ana e tij u bënë manifest. Presidenti me vetëdije të plotë humbi rolin e tij ekuilibrues. Presidenti ynë kupën nuk e ka mbushur, por e ka derdhur. Me të mirë e të keq, shqiptarët kanë hequr qafe diktatorë. Por ne sot nuk jemi mbledhur t’a shajme por vetëm t’a largojmë.”

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =