Home / Aktualitet / Seanca për shkarkimin e Metës, reagon Kapexhiu gjatë eventit që po mbahet në presidencë

Seanca për shkarkimin e Metës, reagon Kapexhiu gjatë eventit që po mbahet në presidencë

Regjisori, skenaristi dhe aktori, Bujar Kapexhiu, i cili ishte një nga pjesëmarrësit në aktivitetin e organizuar në Presidencë për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit të Dibrës, ka ironizuar seancën plenare të deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kapexhiu në fjalën e tij thekson se në një sallë të mbyllur thuren intriga ndërsa në ambientin e hapur të presidencës këndohet dhe hidhet valle.

Ndër të tjera ai ka theksuar se beson se dhe ato që ndodhen në sallë do të reflektojnë dhe do të bashkohen këngëve dhe valleve.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbeje edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, ka thënë ai.

 

Check Also

Nuk arriti të zgjidhej kryetare e PD-së, reagon për herë të parë Edith Harxhi

Të nderuar miq, antarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + one =