Home / Aktualitet / Seanca për shkarkimin e Metës/ Murrizi: Ngjarje të rënda do ndodhin në shtator, po ra zjarr te vilat e TEG-ut…

Seanca për shkarkimin e Metës/ Murrizi: Ngjarje të rënda do ndodhin në shtator, po ra zjarr te vilat e TEG-ut…

Në seancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mbajti fjalën e tij edhe deputeti Myslym Murrizi. Në fjalën e tij ai deklaroi se vota e tij do të ishte për shkarkimin e Metës me arsyetimin se kur po e bëjnë këtë, ata që e kanë pasur aleat politik, atëherë ai kishte gjithë të drejtën të votonte për shkarkimin e tij.

Në fjalën e tij Murrizi përmendi situatat e mëparshme kur palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe bëri paralajmërim në lidhje me atë që pritet në ndodhë në legjislaturën e parlamentit të shtatorit. Ai tha se e njëjta gjë që Biden kishte lajmëruar për ata që minojnë demokracinë dhe janë të korruptuar, do të njoftohej edhe nga Bashkimi Europian.

“Ju e emëroni. Në 2009-2013, ju filluat t’i thonit atij dosja e famshme, videoja e Dritan Priftit. Erdhi në 2013, ju e morët në prehër. Ata i thanë iniciuesi i traziave, i Gjirit të Lalëzit. Kam qenë unë këtu kur i kërkonin dorëheqjen e Metës. Unë jam i dyzuar, kam qenë i dyzuar gjithë kohës. Meta është streha e fundit e maskarenjve thoshte Lulzim Basha, kryetari i partisë TIME.

Kur e votojnë këta që e kanë pasur shok, po unë ca takirati kam, unë e kam pasur 30 vite kundërshtar. Ah sa jam kënaqur mbrëmë me urdhrin ekzekutiv, nëse rras edhe dy urdhëra të tjerë do bëhem tifoz i tij. Shpresoj shumë që mos të mbarojë me kaq.

Kur t’i shikosh të gjithë si zog korbi me vrap te Arben Kraja. Kur t’i shohësh të veshur e të zhveshur në hotelet që kanë nëpër SHBA e nëpër vendet ish-jugosllave.

Zoti ua shtoftë intatin mes njëri-tjetrit, e keni pasur që prej 98. Unë uroj të bëhet më e mira për shqiptarët, ka 2 milion shqiptarë që kanë ikur e kanë mbetur pa punë për hatër të këtyre.

Këta të ndërmarrjes tate, aspirues të dekretit imagjinar, a do t’a votojnë a jo? Pallavrat se ky kuvend është legjitim apo jo le t’a gjykojnë shqiptarët pas tetorit kur ngjarje të tjera shumë ngjarje të rënda kanë për të ndodhur. Të gjejnë vrimë e të futen e ti marrin paratë e të futen ku të munden në qilar. Po atë që bëri Biden do t’a bëjë edhe Bashkimi Europian pas tetorit e nëntorit. Po ra zjarr pas vilave të TEG-ut aroma do shkojë deri në Koplik.”

Check Also

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë: Asociacioni duhet të formohet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + two =