Home / Aktualitet / Së shpejti, biletat do të priten online; ulen kostot e transportit

Së shpejti, biletat do të priten online; ulen kostot e transportit

Në një njoftim zyrtar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri me dije se së shpejti do të nisë një investim i rëndësishëm në sektorin e transportit.

“Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit, çka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit,” shkruhet në njoftim.

Sistemi elektronik i biletave pritet të sjellë:
• Formalizim të tregut të transportit ndërqytetës;
• Rritje të ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale të taksave;
• Lehtësim për udhëtarët në blerjen e biletave të veçanta ose të ndërthurura;
• Mundësi planifikimi fluksi nga ana e shoqërive të transportit ndërqytetës;
• Kontroll më efikas i shoqërive te transportit ndërqytetës nga ana e institucioneve shtetërore;
• Statistika për numrin e udhëtarëve për secilën linjë me qëllim koordinimin e investimeve të shoqërive të transportit dhe të vetë administratës shtetërore.

I gjithë procesi do të kryhet online dhe AKSHI shton se do të ketë:
• Ulje kostosh;
• Shërbim më të shpejtë;
• Aplikim online nga kudo dhe kurdo.

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë

Ditën e sotme në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu, të cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =