Home / Aktualitet / Sandri, emigranti shqiptar në SHBA që u gjendet personave në nevojë

Sandri, emigranti shqiptar në SHBA që u gjendet personave në nevojë

Nga Orest ÇIPA – 

New York

Vrazhdësi e raskapitje deri në keqardhje, verehet në fytyrat  e njerzve të cilët janë mbuluar nga djersët e vapës torturuese të këtij mes-korriku.

Kjo pamje i jep doza dëshmie edhe më të forta nevojës për racionin e përditshëm të ushqimit, këtu në Bronx të shtetit të New York-ut.

Domenikanë, shqiptarë , meksikanë e emigrantë të tjerë nga kombësi të ndryshme, edhe pse shumë prej tyre nuk flasin anglisht, të gjithë dinë të belbëzojnë fjalën “ please i need some help” (ju lutem më ndihmoni)!

Është ditë e enjte, dhe si zakonisht , çdo mëngjes, pak hapa më tejë kryqëzimit të rrugëve Lyding avenue dhe Holland avenue, rradha e gjatë e “hallexhinjëve“ qëndron  me sy e shpirt nga dritarja e “Albanian American Open Hand Association “.

I pari që shfaqet çdo mëngjes pas asaj  dritare të vogël shprese, është Aleksandri.

Për banorët  e këtij distrikti që kanë nevojë  ushimore, z.Nilaj është njeriu i cili jep dhe “jetën” e tij për ta. Ai i përngjason më së shumti “Nositit “të Lasgush Poradecit!

Sandri është një emigrant shqiptar rreth të 50-ve, i cili mbikëqyr një ndërtesë në Pelham Parkway, por shumicën e ditëve të javës ai e kalon duke shpërndarë ushqime për këdo që ka nevojë.

Pasi hyjmë brenda ambjenteve të organizatës, Aleksanderi me atë mikpritjen dhe ngrohtësinë prej malesori, na uron mirëseardhjen.

Që në fillim të bisedës, me lehtësinë më të madhe mund të shquash se Sandri është ndoshta, shqiptari më modest që has ndonjëherë.

Përmes shoqatës “AAOHA”, të cilën e themeloi disa vite më parë, së bashku me një grup vullnetarësh ai ka organizuar mbledhjen dhe shpërndarjen e dhjetëra-mijëra racioneve tek individët dhe grupe bamirësie edhe përtej Bronx-it.

Gjatë bisedës me të, mësojmë se në kohën e pandemisë, por edhe më parë, Nilaj dhe ekipi i tij, kanë zgjerruar shtrirjen e programit në përpjekje për të përmbushur nivelet në rritje të nevojave që ka kjo shtresë e popullsisë.

1- Z.Nilaj, prej 9-të vitesh keni themeluar organizatën jofitimprurëse “Albanian American Open Hand Association”, si ju lindi idea për bamirësi?

Organizata jonë ka më shumë se 9-të vite që ju shpërndanë ndihma ushqiome njerzve në nevojë. Unë besoj se idea për të ndihmuar të tjerët, është një ndjenjë që lind nga shpirti.  Por, në memorjen time, bamiresinë si obligimin tim parësor më të madh në jetë e kam filluar qysh prej viteve 1993. Kujtoj, se gjatë viteve të regjimit komunist, ne si familje kemi kaluar vështirësi të mëdha. Ka pasur raste që kemi qendruar me ditë të tëra pa bukë. Prindërit e mi i perjetonin shumë keq ato situata traumatizuese. Unë këto vështirësi  i kuptoja shumë mirë.

Sot, edhe pse kanë kaluar shumë vite, dhe jetoj në New York, e kuptoj mjaft mirë se çfarë do të thotë kur të mungojnë gjërat më elementare, ushqimet apo veshmbathjet për fëmijët.  Mendoj , se të besosh në Zot i bie të veprosh ashtu siç e do  vullneti i Zotit, të bësh mirë !

2-Aktualisht a keni një liste të familjeve në nevojë në zonat ku ju veproni? Sa është numri i tyre?

Disa javë më parë, kemi përfunduar regjistrimin e familjeve dhe individeve në nevojë, ku shifrat i kalojnë 4500 veta. Por, gjatë pandemisë numri i tyre ka shkuar në rreth 6500 veta në javë, ku me ndihmen e Zotit, kemi patur fatin e mirë t’i ndihmojmë rregullisht  të gjithë , pa përjashtim të asnjërit prej tyre.

3-Sa është numri i anëtarëve të organizatës dhe a shpërblehen personat që ju ndihmojnë?

Bordi përbëhet nga 18-të anëtarë, por kemi dhe një ekip vullnetarësh ku numri i tyre kalon mbi 45-të veta.

Asnjë anëtar i bordit duke filluar nga unë apo  edhe vullnetarët tanë nuk paguhen. Doja të shtoja se edhe harxhimet i paguajmë vetë sipas mundesive që ka gjithësecili prej nesh.

4- Z.Nilaj nga i siguroni ushqimet dhe produktet e tjera që shpërndani?

Ushqimet i kemi siguruar nga biznese të ndryshme private, por edhe nga disa organizata të qytetit që më së fundmi na kanë ofruar një marrëveshje 2-vjeçare.

Gjatë pandemisë kemi marrë mbi 200-mijë pako me ushqime nga shteti i New York-ut të cilat i kemi siguruar me ndihmën e Anëtarit të  Këshillit  Bashkiak, z.Mark Gjonaj.

Përgjatë kësaj periudhe, rregjistrohen mbi 500-mijë racione të cilat i kemi shpërndarë rregullisht nëpër zona të ndryshme të qytetit . Po ashtu, kemi shpërndar dhe në disa qendra strehimi, apo edhe në disa Kisha, Xhami, Spitale, qendra Zjarrfikëse, qendra të Ndërhyrjes së Shpejtë, degë Policie si dhe në shumë qendra ushqim shpërndarëse.

5-A mendon se ja ke dalë misionit deri më tani?

T’ja dalësh është shumë e vështirë. Misioni ynë është një rrugëtim shumë i gjatë dhe shpeshherë  edhe i vështire, por me durim ,dashuri dhe vullnet ,çdo dite bën diçka më shumë e më të mirë se ditën që ke lënë pas.

Falë ndihmës së Zotit , donatorëve tanë si dhe vullnetarëve, besoj se kemi bërë më të mirën e mundshme deri më sot dhe do vazhdojmë pa ndërprerje.

6-Si ndiheni në përfundim të një ditë bamirësie?

Shumë i lodhur fizikisht, por shumfish i lumtur shpirtërisht, unë së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e vullnetarët e organizatës tonë.

7-Cila ka qenë periudha më e vështirë për organizatën tuaj gjatë këtyre viteve?

Çdo ditë ka vështirësitë e saj, por perjudha e pandemisë ka qenë shumë e lodhshme dhe e vështirë. Gjithsesi, ishte dhe një eksperincë e madhe për të gjithë grupin.

8-Kur bëhet fjalë për ndihma humanitare, a keni ndonjë mesazh për komunitetin shqiptar këtu në Amerikë?

Ç’do shqiptar në mërgim është një “ambasador” për vendin e vet përpara të tjerëve.

Prandaj, ta ndihmojmë njëri-tjetrin me sa të kemi mundësi e të dhurojmë me shpirt më shumë dashuri pa kushte apo paragjykime.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ndodhen! Zoti e bekoftë Ameriken!

TemA

Check Also

I nxhehti afrikan ‘gjunjëzon’ Ballkanin/ Temperatura ekstreme në greqi dhe Turqi, zjarret djegin vendin

I nxehti përvëlues ka perfshirë këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore. Temperatura që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + one =