Home / Kryesore / Samiti i Parisit/ Hoti dhe Vuçiç ballafaqohen para Macron e Merkel

Samiti i Parisit/ Hoti dhe Vuçiç ballafaqohen para Macron e Merkel

Saktësisht pas një viti vonesë, sot pritet të mbahet Samiti i Parisit për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi

Edhe pse virtualisht dhe në distancë, dy liderët evropianë, Merkel dhe Macron, pritet t’i japin shtysë dhe dinamikë të re rikthimit në tavolinën e bisedimeve mes shteteve fqinje më 12 korrik në Bruksel. Megjithëkëtë, nga njohësit politikë po vlerësohet se aty nuk do të ketë diçka konkrete për palët në arritjen e një marrëveshje finale.

Hulumtuesi i politikave në organizatën Demokraci për Zhvillim, (D4D), Visar Xhambazi, thotë për KosovaPress se në samitin e sotëm fokusi do të jetë në krijimin e modaliteteve praktike për dialogun.

“Ky samit virtual besoj që është një lloj fokusi i Berlinit, përkatësisht kancelarja, Merkel dhe presidentit francez, Macron që t’i jap fuqi politike shtytëse dialogut që pritet të rifillojë dy ditë më vonë. Për shkak se nuk kemi pasur bisedime për më shumë se dy vite, fokusi kryesor do të jenë krijimi i modaliteteve praktike në mënyrë që të shihet se si të vazhdohet tutje”, thotë ai për KosovaPress.

Këtë samit, analisti politik, Albinot Maloku po e sheh si vazhdimësi të samitit të Berlinit një vit më parë. Ai nuk pret diçka konkrete nga ky samit për Kosovën.

“Takimi i Parisit është vazhdimësi e takimit të Berlinit. Është një insistim i presidentit Markon dhe kancelarja Merkel që të ketë një konkretizim hapash nga BE-ja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Aktualisht nuk shoh ndonjë diçka të veçantë dhe të prekshme për Kosovën”, thotë Maloku.

Check Also

Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK pozitiv me Covid-19, 11 të tjerët presin përgjigjet e tamponit

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitivme koronavirus. Tamponit iu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =