Home / Aktualitet / Salianji sulmon kandidatët për kryetarë: 8 vite nuk janë dukur në parti…

Salianji sulmon kandidatët për kryetarë: 8 vite nuk janë dukur në parti…

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit i zgjedhur në qarkun e Korçës në 25 prill 2021, Ervin Salianji ka sulmuar sot kandidatët për kryetar partie të PD-së, të cilët do të garojnë përballë Bashës në 13 qershor.

Salianji tha se Fatbardh Kadilli ka pasur poste dhe është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gjendjes në të cilën ndodhet PD sot.

Për Harxhin ai tha se nuk është dukur për 8 vite në selinë blu.

Salianji: Kadilli është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gjendjes që është sot PD. Ai kurrë nuk ka marrë këtë vëmendje politike dhe mediatike për Ramën, po e merr për Bashën tani. Një njeri që ka qenë sekretar organizativ i partisë, ky vendoste kush do kandidonte kush jo. Do të marr këtë zonjën tjetër që ka 8 vite që s’e kemi parë në PD. Është e vetmja që është refuzuar si ambasadore në SHBA. Lëre tani mos më flisni ju mua për këta tipa. Tani e gjetën këta që humbi Basha?

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =