Home / Editorial / SALI BERISHA “GOGOLI” QË TRËMB VOTUESIT PËR TI BESUAR OPOZITËS

SALI BERISHA “GOGOLI” QË TRËMB VOTUESIT PËR TI BESUAR OPOZITËS

Tashmë është zyrtare: në zgjedhjet e pritëshme të 25 prillit opozita do të paraqitet e ndarë në dy koalicione. Në njërin që është i majtë brenda të djathtës, dhe një të djathti të së djathtës, me PD-së prijësues. Një strategji kjo e përzgjedhur për të maksimalizuar votat “pro” të të gjithë grupmoshave e bindjeve politike të votuesve shqiptarë.

Votat e socialistëve hatërmbetur me sektin “rilindas” të Edi Ramës, si dhe ato të elektoratit të majtë të zemëruar, të cilët për arsye parimore ideologjike nuk dëshirojnë të votojnë Partinë Demokratike, kanë si alternative LSI-në, bijëzën “çamaroke” të dalë nga PS.

Ndërkohë të etiketuarit si elektorati “gri” i të pavendosurve, por edhe kondraversët e gjithë të revoltuarit pa dallim, por që janë kundër “rilindasve” e socialistëve bashkë, kanë si alternartivë votëdhënieje koalicionin që udhëheq PD, në të cilin gjenden parti të paprovuara në qeverisje dhe aspak punëprishëse, si për idelogjinë, prej të cilës udhëheqen, ashtu dhe për përlyerjen me korrupsionin galopant etj.(përjashtohen këtu republikanët e Fatmir Mediut, që është e sigurt se Basha e mban në prehër i imponuar nga Sali Berisha, i cili ia ka borxh mos-shitjen për tragjedinë e Gërdecit).

Kjo skemë, sipas analistëve dhe sondashistëve do t’i sigurojë një fitore të padiskutueshme opozitës së bashkuar, për shkak se pjesa dërrmuese e shqiptarëve e gjen veten të jetë i përfaqësuar në kampin e madh opozitar dy koalicionist.

Ndoshta ky është varianti më gjithëbashkues i votave të duhura për të mposhtur “rilindjen” e Edi Ramës, mirëpo ka një element që mund t’ia zhbëjë llogaritë skemaxhinjve. Ky element është Sali Berisha me gjithsa ka nga pas.

Do të mjaftonte një bisedë “kokë më kokë” me votues, jo thellësisht të majtë por që nuk e kanë për gjë ta ndryshojnë rreshtimin në favor të Edi Ramës, si dhe ata “gri” për të konstatuar se megjithse të shumëzhgënjyer nga qeverisja tetë vjeçare e këtij të fundit, ata ngurrojnë të votojnë opozitën pas së cilës, sipas tyre, fshihet “gogoli” Sali Berisha.

Për ta Edi Rama vërtetë është i pabesueshëm por nuk është “vrasës” e “kriminelë” si Berisha, i cili për këtë kontigjent duhet të ishte para bankës së drejtësisë për të zezat e pamata që i ka sjellë vendit e popullit.

Madje-madje të njejtin opinion me ta ndajnë edhe jo pak votues të djathtë, jo fanatik, që të mbetur si peshku në zall, nga që se shohin veten tek Basha, vijojnë të jenë të çoroditur në përzgjedhjen e kampit politik, të cilit duhet t’ja japin votën. Kjo për shkak të faktit se pas opozitës Basha shohin fytyrën e paoksiduar ende të mëkatarit të madh Sali Berisha, kurse votën pro Edi Ramës e vlerësojnë mëkatim për të tretën herë rradhazi./ Arberianews.net

Check Also

Bilanci i fundit/ Koronavirusi në Shqipëri, rritet sërish numri i infeksioneve dhe vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shiohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =