Home / Aktualitet / Safet Gjici gjen shkopin magjik që i duhet Ramës?! Premton 701 mijë vende pune vetëm në Aeroportin e Kukësit

Safet Gjici gjen shkopin magjik që i duhet Ramës?! Premton 701 mijë vende pune vetëm në Aeroportin e Kukësit

Nëse kryeministri Edi Rama premtonte në 2013-ën hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës (që në fakt rezulton ende një premtim i pambajtur), një kryebashkiak socialist zotohet për hapjen e 701 mijë vendeve të reja të punës për një afat shumë të shkurtër!

Fjala është për Safet Gjicin, i cili gjatë një fjalimi të mbajtur në një aktivitet së fundmi, shprehu sigurinë se do të hapen 701 mijë vende pune vetëm në Aeroportin e Kukësit, që cili sipas tij, pritet të jetë funksional brenda një kohe të shkurtër.

“701 mijë vende pune, të punësuar vetëm brenda aeroportit. Zjarrfikës, sanitare, doganier, komisariati i policisë që do jetë brenda aeroportit, pra janë gjithësej 701 mijë veta të punësuar brenda aeroportit”, deklaroi Gjici.

Mbetet e paqartë se si kryebashkiaku i qytetit verilindor do arrijë të punësojë në kaq pak kohë, vetëm në aeroport, më shumë se dyfishin e personave që Rama nuk arriti gjatë tetë viteve qeverisje. Për më tepër kur në raportimet zyrtare të qeverisë thuhet se Aeroporti i Kukësit do të ketë të punësuar si pjesë të stafit të tij afro 200 punonjës.

Një tjetër shifër surreale që jep është ajo e pasagjerëve që sipas tij do të ulen brenda vitit të parë – plot 300 mijë pasagjerë.

Megjithatë, mbase nuk duhet paragjykuar! Ndoshta Safet Gjici është zyrari “Rilindas” që ka gjetur shkopin magjik, atë për të cilin Rama shpeshherë thotë se nuk e ka, për ti rregulluar të gjitha punët që nuk shkojnë mbroth…

 

 

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eight =