Home / Aktualitet / Sa të mbrojtur jemi nga vaksinat apo imuniteti natyror nga variantet e reja të Covid? Alimehmeti publikon studimin

Sa të mbrojtur jemi nga vaksinat apo imuniteti natyror nga variantet e reja të Covid? Alimehmeti publikon studimin

Epidemiologu Ilir Aliehmeti ka publikuar një tjetër studim mbi mbrojtjen natyrore apo nga vaksinat anti-Covid, edhe për variantet e koronavirusit që po shfaqen në pothuajse të gjithë Botën dhe po shkaktojnë frikë dhe panik, për një tjetër mbyllje.

Por referuar studimit, Alimehmeti shkruan në rrjetet sociale se ata që e kanë kaluar Covid, pra kanë anti-trupat, dhe ata që janë të vaksinuar, janë të mbrojtur edhe nga këto variante të reja të koronavirusit.

“Zhurma mbi aftësinë e varianteve për të kapërcyer efektin e imunitetit natyror dhe atë të ofruar nga vaksinat, deri tani ishte thjesht kaq: zhurmë!

Me të vërtetë ishin më të transmetueshëm dhe kush nuk ishte imunizuar natyrisht apo pasivisht duhet të kishte kujdes prej tyre, por në asnjë bazë literature nuk vërehej risku i tejkalimit të imunitetit, përveç rënies së numrit të antitrupave që është vetëm një prej elementëve të imunitetit”, shkruan Alimehmeti, duke iu referuar studimit.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Vepro shpejt, pa pendesë… Nëse për të vepruar ke gjithmonë nevojë të kesh të drejtë, asnjëherë nuk do të fitosh!”

Cit.: Dr. Mike Ryan (Epidemiolog – OBSH)

🙏 Lajme të mira miqtë e mi mbi imunitetin kundër varianteve të SARS-CoV-2 miqtë e mi!

❗ Zhurma mbi aftësinë e varianteve për të kapërcyer efektin e imunitetit natyror dhe atë të ofruar nga vaksinat, deri tani ishte thjesht kaq: zhurmë!

🦠 Me të vërtetë ishin më të transmetueshëm dhe kush nuk ishte imunizuar natyrisht apo pasivisht duhet të kishte kujdes prej tyre, por në asnjë bazë literature nuk vërehej risku i tejkalimit të imunitetit, përveç rënies së numrit të antitrupave që është vetëm një prej elementëve të imunitetit.

🇺🇸 Këtë na e vërteton sërish (sepse tashmë studimet bëhen për të provuar atë që njihet që më parë) instituti prestigjioz La Jolla Institute for Immunology (SHBA), të cilët botuan studimin e tyre në Cell Reports Medicine më 01 korrik 2021, pasi testuan aftësinë e përgjigjes imunitare qelizore kundër:

🦠 Wuhan-1 (virusi origjinal),
🦠 B.1.1.7 ose varianti alfa / britanik,
🦠 B.1.351 ose varianti beta / afrikanojugor,
🦠 P.1 ose varianti gama / brazilian, dhe
🦠 CAL.20C ose varianti epsilon / kalifornian.

📃 Në veçanti janë studiuar 4 grupe të ndryshme individësh:
👉 një grup kontrolli personash të paekspozuar ndaj COVID-19 (gjak i marrë përpara pandemisë),
👉 një grup që e ka kaluar në mënyrë natyrore COVID-19,
👉 një grup i vaksinuar me Pfizer, dhe
👉 një grup i vaksinuar me Moderna.

📃 Gjetjet kryesore:
✅ Qelizat (limfocitet) T të personave të ekspozuar apo të vaksinuar i njohin me efektivitet variantet e SARS-CoV-2
✅ Njihen në mënyrë efektive (në analiza AIM dhe FluoroSPOT) proteina spike dhe proteina të tjera.
✅ 93% dhe 97% e epitopeve të limfociteve CD4 dhe CD8 epitopes janë të konservuara 100% në të gjithë variantet.
📃 Gjetje dytësore:
✅ Nuk vërehen diferenca statistikore ndërmjet personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrore COVID-19 dhe personave të vaksinuar me Pfizer apo Moderna. (Figura S1)
📃 Në deklaratat për shtyp, autorët e studimit shprehen:
👨‍⚕ Prof. Alessandro Sette:
👉 “Ky studim sugjeron se impakti i mutacioneve të varianteve shqetësuese (VOC) është i kufizuar.
👉 “Ne mendojmë se qelizat T do të vazhdojnë të jenë një linjë mbrojtjeje kundër infeksionit nga variantet.”
👩‍⚕ PhD Alba Grifoni:
👉 “Këto janë ende variante shqetësimi, por studimi ynë tregon se edhe pse ka një ulje të antitrupave, siç tregojnë studime të tjera, limfocitet T mbeten pothuajse të pandikuara.”
👉 “Vaksinat vazhdojnë të funksionojnë.”
🦠 Ekipi i La Jolla Institute ka bërë të ditur që e ka zgjeruar panelin edhe për varianti B.1.617.2 (delta / indian) dhe gjetjet do t’i lexojmë sapo të jenë bërë publike.
🙏 Pra, miqtë e mi shumë lajme të mira për këdo që e ka kaluar infeksionin nga cilido variant apo është vaksinuar me Pfizer apo Moderna, pasi siç shprehet edhe autorja e parë, kërkuejsa Alison Tarke:
✅ “Ky studim përçon një mesazh optimist. Të paktën, për sa kohë vazhdon përgjigja imunitare qelizore (limfocitet T), sistemi juaj imunitar është ende në gjendje t’i njohë këto variante të reja dhe limfocitet T do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen atyre.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Për detaje:
https://www.cell.com/…/fulltext/S2666-3791(21)00204-4…

Check Also

Plas sherri në Tiranë, plagoset me thikë 24-vjeçari

Mbrëmjen e sotme në Tiranë është plagosur me thikë një 24-vjeçar. Burimet policore bëjnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =