Home / Aktualitet / Sa paguhen kontrollorët?

Sa paguhen kontrollorët?

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku thotë se greva e kontrollorëve në aeroportin e vetëm të Shqipërisë, që ka shkaktuar paralizimin e plotë prej mëngjesit të sotëm, nuk ka arsye vetëm uljen e pagave të punonjësve.

Balluku tha se qëllimi për këtë situatë është që Shqipëria të bllokohet dhe qytetarëve t’u krijohen pakënaqësi ndaj qeverisë.

Ministrja Balluku tha se disa nga arsyet e punonjësve në grevë janë qesharake, siç është rasti i zotit Muhin Mezini, i cili aktualisht merr 2490 dollarë dhe është “i stresuar” pasi i rrezikohet kredia dhe ka aplikuar për borxhe te të afërmit.

Pjesë nga deklarata e Ballukut:

Qëllimi është që shteti të dështojë, që qytetarët të mërziten me qeverinë. Qëllimi është që të bllokohet Shqipëria, që të mos zhvillohet stërvitja më e madhe e NATO-s në 26 prill. Ka shumë qëllime. Nuk janë të gjithë në të njëjtin thes. I pashë sot me sytë e mi. Disa prej tyre vërtet duan të diskutojnë për pagat.

Plane elektorale në Aviacion unë nuk kam parë, përveç se kur e ka pasur Sali Berisha apo të tjerë. Jo të gjithë e kuptojnë vështirësinë e punës të këtyre kontrollorëve. Sot përpunojnë vetëm 102,000 avionë dhe për këtë arsye paguhen me 40 për qind të rrogës më pak. Ja arsyet, vështirësi financiare, zotëria merr… paga e tij, zoti Muhin Mezini merr 2490 dollarë, arsyeja e parë pse nuk do të punojë është se ka vështirësi financiare duke rrezikuar kredinë. Pra kjo familje me 4 persona ka probleme të rënda financiare pasi paguhet me 2490 dollarë në muaj. Me kaq dollarë ky zotëria është i stresuar se merr kaq lekë. Për atë janë të pamjaftueshme, dhe këta kanë aplikuar në të afërm për borxh, dhe ka ardhur momenti që duhet të stresohen se nuk kanë më 4 mijë dollarë. Kjo histori është e turpshme. Kjo është kapje e vendit, jo vetëm e shtetit.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 6 =