Home / Opinion / Sa lehtë depërton propaganda serbe në mediat e Sarajevës

Sa lehtë depërton propaganda serbe në mediat e Sarajevës

Nga Enver ROBELLI –
Klix.ba është ndër portalet më të mëdha të lajmeve në Bosnjë-Hercegovinë. Selia e portalit është në Sarajevë. Portali është themeluar në vitin 2000. Në vitin 2015 Klix.ba ka qenë webfaqja e parë e lajmeve nga Bosnja e verifikuar nga Facebooku. Lajmin se është zgjedhur qeveria e re e Kosovës Klix.ba e merr nga “Srna”, agjencia e lajmeve e Republikës Serbe të Bosnjës.
Titulli i lajmit është ky: “Albin Kurti zgjidhet kryeministër i qeverisë së përkohshme (sic!) në Prishtinë”. [Në origjinal: “Aljbin Kurti izabran za premijera privremene vlade u Prištini”]. Në përputhje me politikat shtetërore të Beogradit për mohimin e shtetësisë së Kosovës, mediat serbe i konsiderojnë institucionet e Kosovës si “të përkohshme”.
Dhe mediumi boshnjak Klix.ba pa asnjë verifikim kritik e boton lajmin propagandistik të “Srna-s”. Edhe në të kaluarën ka ndodhur që media të tjera me seli të Sarajevë të “transportojnë” propagandën e Beogradit sa i përket Kosovës. Nën lajmin e shkruar nga “Srna” dhe të përhapur nga Klix.ba nuk mungojnë “komentet e lexuesve”, një varg sharjes raciste kundër shqiptarëve dhe etiketa klishe për shqiptarët si “tullumbaxhi”.
Si është e mundur që redaksia e Klix.ba i toleron këto komente?

Check Also

Po synohet destabilizimi? Spartak Ngjela: SHBA nuk mund t’i lejojnë mercenarët rusë të…

Koha sot në Shqipëri po punon underground – domethënë në mënyrë të nëndheshme. Por, gjithmonë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + twelve =