Home / Aktualitet / Ryshfet për vend pune, ish-zv.ministrja Rovena Voda dhe avokatja Hasani sot në seancën e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë

Ryshfet për vend pune, ish-zv.ministrja Rovena Voda dhe avokatja Hasani sot në seancën e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me avokaten Majlinda Hasani do të dalin sot para Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Voda dhe Hasani kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë pasi ndodhen në arrest shtëpie. Sipas tyre, është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Edhe e përfshira tjetër, Florida Beu ka kërkuër ndryshim mase sigurie edhe pse ajo ka qenë e liruar për shkak se ishte në spital për arsye shëndetësore.
Më 10 gusht do të mbahet seanca për Florida Beun. Përgjimet zbuluan se Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministri.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − seven =