Home / Bota / Rusia do të furnizojë BE me 100 milionë doza vaksine Sputnik V

Rusia do të furnizojë BE me 100 milionë doza vaksine Sputnik V

Rusia do të furnizojë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza vaksine Sputnik V. Lajmin e ka bërë të ditur Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz.

Në fillim Sputnik V u autorizua nga Hungaria, duke u bërë shteti i parë anëtar i BE-së që miratoi vaksinën ruse.

Shumë vende evropaine kanë hasur problem me planin e  tyre të vaksinimit pasi AstraZeneca deklaroi se do të shkurtojë dërgimet e vaksinës së saj në bllok deri në 60%.

r.g

Check Also

Zjarri masiv përfshin ndërtesën në Turqi, nëna hedh nga dritarja 4 fëmijët e vegjël

Qytetarët e qytezës turke të Esenlerit kanë qenë dëshmitarë të një një ngjarje të rrallë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − six =